Sport

‘Sulmohet’ Fadil Vokrri

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 07 May 2018

Mediat në Serbi sulmojnë kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për shkak se ky i fundit ka deklaruar se nuk mund të futet Cërvena Zvezda në Kosovë dhe nuk do të ketë leje për ta, për faktin se në dy herët e kaluar tifozët serb e kishin keqpërdorur ndeshjen, duke provokuar dhe fyer.

Racizmi nuk lejohet dhe ky është hapi që mori me plotë drejt Fadil Vokrri.

Gazeta serbe, ‘Kurir’ e quan vendim skandaloz të kryetari të FFK-së.

-Advertisement-

Madje FFK-në e quajnë si të ashtuquajtur Federatë e Republikës së Kosovës, kinse nuk po lejon të luhet një ndeshje humanitare.

Edhe radio Graçanica ka dhënë lajmin e keq përserbët që njihen me provokime dhe nacionalizëm të shfrenuar. Kurse kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, nuk e kupton arsyen e vendimit të Vokrrit.

“Askush nuk e priste këtë përgjigje nga Fadil Vokrri, pasi edhe ai vetë ishte sportist, pra futbollist”, kështu
ka thënë mes të tjera Popoviq.

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhet me 9 maj mes Graçanicës që nuk i njeh institucionet e Kosovës dhe kampionit të Serbisë, Cërvena Zvezdës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera