Lajme

Sülmohet 40 vjeçarja në Fushë Kosovë, një burrë i shkon në banesë dhe e kër cënőn me publikimin e një video

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 28 May 2024

Një 40-vjeçare nga Fushë Kosova është sulmuar nga një person i cili i kishte shkuar në banesë pak para mesnatë, të hënën.

I dyshuari i kishte shkuar viktimës te banesa ku jeton dhe fillimisht kanë pasur një konflikt verbal.

Më pas, i dyshuari ka vazhduar me ofendime e kërcënime për publikimin e disa videove që pretendon se i posedon, duke i shkaktuar shqetësim e frikë viktimës.

-Advertisement-

Për të mos mbaruar me kaq, të njëjtat burime të Sinjalit thonë se i dyshuari ka eskaluar në sulm, duke e goditur viktimën me grushte e shqelma.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj, 40-vjeçarja ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit në drejtim të veprave “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Shtrëngim”.

Kosova nuk shkon në zgjedhje të parakohshme?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera