Lajme

Sulmohen nënë e bijë në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 14 February 2023

Një grua së bashku me të bijën janë sulmuar të hënën në veri të Mitrovicës nga një burrë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në orën 15:00 në mesditë, derisa nuk ka pasur lëndime tek viktimat.

Tashmë kanë filluar hetimet për rastin nga prokuroria.

-Advertisement-

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar atë dhe vajzën e saj, mirëpo nuk janë raportuar lëndime tek viktimat. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti iniciohet si më lart dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera