Lajme

Sulmohen dy kisha në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 18 May 2018

Janë thyer xhamat e dy kishave ortodokse që gjenden në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve në territorin e Ferizajt.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili përmes një reagimi për media ka dënuar këtë incident, duke e cilësuar si akt të shëmtuar.

“Ky incident i thyerjes së xhamave të Kishës Ortodokse në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve është një akt i shëmtuar i personave të pandërgjegjshëm për të cilët Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë kanë marr veprimet e nevojshme. Ne dënojmë këtë incident, duke e konsideruar një rast të izoluar dhe fare pa ndikim në klimën ndër fetare në komunën tonë. Veprimet e tilla janë kundër etikës religjioze të qytetarëve ferizajas, kur kemi parasysh faktin se komuna jonë është simbol i qytetit të tolerancës fetare”, thuhet në reagim, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Aliu ka theksuar se ka kontakte të vazhdueshme me klerikët fetar të të gjitha besimeve, dhe se këto incidente nuk do të zbehin raportin, që ai e cilëson të jetë në nivelin e duhur.

Shpenzimet për riparim do t’i marrë përsipër Komuna e Ferizajt.

“Siguroj besimtarët ortodoks dhe udhëheqjen e Kishës Ortodokse në Ferizaj se Komuna e Ferizajt do të marr përsipër mbulimin e të gjitha shpenzimeve të riparimit të pronës së dëmtuar të kishës dhe se pres që organet e drejtësisë dhe sigurisë të marrin vendimet e duhura ndaj kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe kundër frymës qytetare” shtoi kryetari Aliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera