Sulmi terrorist serb në veri, Joseph: Senati të kërkojë nga NATO-ja hetim urgjent
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 28 September 2023
Senatori amerikan, Robert Menendez, kryesues i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit (SFRC) amerikan, po akuzohet bashkë me bashkëshorten e tij se ka marrë ryshfet nga tre biznesmenë nga New Jersey, ndërkaq kanë shpërthyer thirrjet për dorëheqje nga kolegët e tij demokratë të partisë.
Megjithatë, ai ka refuzuar ta bëjë këtë veprim, ndërsa të mërkurën është deklaruar i pafajshëm për akuzat për korrupsion.
E ligjëruesi në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph, ka kërkuar që Menendez zë zëvendësohet me një senator i cili thotë se duhet të ketë vullnet që urgjentisht të sfidojë “iluzionet e rrezikshme të Administratës së Bidenit” në lidhje me Serbinë, raporton Klankosova.tv.
“’Agresioni terrorist’ i së dielës i nisur nga Serbia në Kosovë ka mundur të vrarë/plagosë ushtarë amerikanë”, tha Joseph në një seri postimesh në X, ish-platforma Twitter.
Ai citoi deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili tha se sulmi “i sofistikuar, i koordinuar” ndaj Policisë së Kosovës që la katër persona të vdekur, mes tyre një polic, dhe tre terroristë, ishte “një plan për të destabilizuar rajonin”.
Kjo, sipas tij, ngre pyetjen si për “dritën jeshile nga Serbia zyrtare” dhe “politikës zyrtare të ShBA-së ndaj Beogradit”.
Joseph akuzon Administratën Biden se “i ka mbyllur sytë ndaj regjimit autokrat të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq”.
Profesori amerikan i sugjeron liderit të shumicës demokrate në Senat, senatorit Chuck Schumer, se ku duhet të bëjë presion Komiteti për Politikë të Jashtme i Senatit: “Qëndrimi i shtrirë i vetë administratës ndaj Beogradit ka kontribuar në konfrontimin e dhunshëm dhe fatal të së dielës. Kjo do të thotë se SFRC nuk mund të qëndrojë e shtrirë ndaj Administratës”.
“Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit – dhe ju – duhet të bëni thirrje për një hetim urgjent, të drejtuar nga NATO-ja, për operacionin fatal serb të 24 shtatorit në një vend, Kosovë, të cilin e mbrojnë forcat e NATO-s/ShBA-së. Si një sinjal stabilizues i menjëhershëm, NATO-ja duhet të rivendosë Zonën e Sigurisë Tokësore 5 KM jashtë kufirit të Kosovës”, potencoi profesori amerikan, Edward Joseph.
Ai thotë se mesazhi nga Kongresi duhet të jetë i qartë: “Nuk mund të ketë më qasje ndaj Ballkanit sikurse deri tani. Të gjithë liderët – përfshirë presidentin Vuçiq – duhet të mbahen përgjegjës, siç është mbajtur përgjegjës edhe kryeministri i Kosovës Kurti vazhdimisht, me fjalë e masa të mprehta direkte të ShBA-së”.
Joseph ka një këshillë edhe për senatorët që e konsideruan Vuçiçin si mik të tyre.
Ata “duhet të marrin parasysh miqësitë e dyshimta të Serbisë me Rusinë, Kinën, Venezuelën dhe madje edhe Iranin – secila miqësi e forcuar në izolimin e përbashkët të Kosovës. Kongresi duhet të kuptojë se si Putini shfrytëzon ndarjet evropiane mbi Kosovën për të zhvilluar luftën e tij në Ukrainë”.
Në fund, ai kërkoi nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit që t’i bëjë presion Administratës që të kërkojë nga aleatët – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – “të njohin kostot e qarta që refuzimi i tyre për të njohur Kosovën bie mbi gjithë Aleancën”.
“Udhëheqës i shumicës, Schumer, një anëtar i SFRC-së pati guximin, në seancën dëgjimore të shkurtit 2022, të sfidonte fuqishëm ‘skenarin rozë’ të administratës në Ballkan. Emri i senatorit është senatori Ben Cardin”, përfundoi ligjëruesi në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...