Lajme

Sulmi terrorist në Banjskë, Stano: Po presim hetimin e plotë, pastaj flasim për pasojat

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 27 September 2023

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku është duke pritur një hetim të plotë rreth sulmit që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Në një konferencë për shtyp, ai ka theksuar se BE-ja nuk merr qëndrim politik para se të ketë një vlerësim të duhur të situatës së përgjithshme.

“Për ne është e rëndësishme që hetimi të zhvillohet dhe të përfundojë, kur të kemi hetim të plotë për atë që ka ndodhur, kush qëndron pas dhe kush është përgjegjës; atëherë do të marrim vendimin e duhur. Në këtë fazë është e rëndësishme të sqarohen të gjitha faktet dhe të sigurohemi që përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi, por ne nuk do të hidhemi përpara dhe të nxjerrim përfundime në bazë të asaj videoje, hetimi duhet të bëhet plotësisht në mënyrë që BE-ja të ketë një pasqyrë të qartë dhe pastaj mund të flasim për pasojat”.

-Advertisement-

Sipas tij, mënyra se si funksionon BE-ja është se nuk komenton çdo emër apo term në një situatë të vazhdueshme.

“BE-ja, kur bëhet fjalë për sulmet terroriste siç kemi parë të dielën, pret hetimin e duhur dhe më pas bën gjykime dhe merr hapa”, ka shtuar ai.

“Ne merremi me situatën reale, tani kemi një situatë që është kryer një sulm terrorist në territorin e Kosovës. Ne kemi hetim të Policisë së Kosovës, kemi misionin EULEX që ofron mbështetje si reagues i dytë i sigurisë, duhet t’i shohim këto hetime, në bazë të rezultateve do të vendosim dhe do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm”, ka shtuar Stano.

Më tej, ai ka thënë se BE-ja nuk nxiton në përfundime dhe nuk merr qëndrim politik përpara se të ketë vlerësimin e duhur të situatës së përgjithshme dhe tablonë e plotë për atë që ka ndodhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera