Lajme

Sulmi në Libi: 140 persona të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 20 May 2017
Raportet sugjerojnë se rreth 140 njerëz, përfshirë civilë, mund të kenë vdekur në sulmin në bazën ajrore në Libi.

Ishte raportuar se 60 persona gjetën vdekjen kur një formacion paraushtarak tentoi të merrte nën kontroll bazën Brak al-Shati të enjten.

Ministri i Brendshëm dhe komandati i forcave të mbështetur nga Kombet e Bashkuara janë suspenduar në pritje të një hetimi, ndërsa kryeministria ka mohuar se ka urdhëruar sulmin, njofton Klan Kosova.

Shumica e të vdekurve ishin ushtarë të të ashtuquajturës Ushtria Kombëtare e Libisë, një aleancë në lindje të vendit, që nuk e njeh qeverinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera