Lajme

Sulmi në Kuvend, Shërbimi Sekret zhduku hardisqet e kamerave të sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 12 May 2017

Ministri i MPB-së, Agim Nuihu, i cili ka qenë i ftuar në emisisionin “Rruga drejt”, ka konfirmuar se Shërbimi Sekret ka zhdukur hardisqet e kamerave të sigurisë të cilat kishin regjistruar momentin e sulmit në Kuvend.

Në lidhje me pyetjen e moderatores, se a është e vertetë se inçizimet nga kamerat e sigurisë janë marrë nga shërbimi sekret me qëllim që mos të zbulohet e vërteta për ngjarjet e 27 prillit, ministri Nuhiu ka thënë po.

“Po është e vertetë, dy punonjës të shërbimit sekret me urdhër nga nga një epror i lartë kanë marrë hardisqet nga kemerat e sigurisë.

-Advertisement-

Por, MPB-ja ka siguruar hardisqet ndihmëse nga kamerat e sigurisë së Parlamentit.

Ne jemi në dijeni për dy punonjësit dhe i kemi identifikuar dhe ndaj tyre do të vijojnë edhe procedurat e mëtejshme penale”, ka theksuar Nuhiu. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera