Lajme

Sulmi në Barcelonë, i fundit ndër të ngjashmit

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 18 August 2017

Barcelona është i fundit ndër qytetet evropiane që përjeton efektet e tmerrshme të një sulmi me automjet në një nga ato që konsiderohet shënjestër e lehtë.

Në Nicë, një vit më parë, festimet e Ditës së Bastijës u shndërruan në tragjedi e më pas një treg Krishtlindjesh në Berlin. Në Londër, Uestminsteri dhe Ura e Londrës, por edhe Finsbury Park, panë makina dhe furgonë që përdoreshin si armë. Në Britaninë e Madhe, barriera të reja janë ngritur për të evituar disa nga rreziqet në pika kyçe dhe ka diskutime për vendosjen e kontrolleve të rrepta për ata që marrin me qira furgonë, por shërbimet e sigurisë në Britani, ashtu si edhe në të gjithë Evropën, janë të vetëdijshëm se ka limite për gjithçka që ata mund të bëjnë për të dalluar dhe ndaluar ata që planifikojnë vrasje në këtë mënyrë.

Armët që ata përdorin janë lehtësisht të gjendura dhe kërkohet pak apo aspak trajnim, koordinim apo planifikim. Kjo do të thotë se ka disa pika ku individët mund të pikasen nga shërbimet e inteligjencës. Edhe pse i ashtuquajturi Shteti Islamik ka lëshuar një deklaratë në të cilën thotë se ata që i quan ushtarët e tij kanë kryer sulmin në Barcelonë, nuk është e qartë nëse ka ndonjë lidhje direkte me grupin apo thjesht autorët mund të jenë frymëzuar nga thirrjet e tij për veprim.

-Advertisement-

Gjuha e përdorur shpesh të çon tek opsioni i dytë. Sidoqoftë, autoritetet po e përgatisin veten për mundësinë e sulmeve të mëtejshme të të njëjtës natyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera