Lajme

Sulmi në Banjskë, ky është vendimi për 3 të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 26 December 2023

I është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Këtë për medie e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Sipas këtij vendimi, të dyshuarit do të jenë në paraburgim deri më 24 shkurt.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.”

Të dyshuarit gjenden në paraburgim që nga 26 shtatori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera