Sụlmi në Banjskë, KFOR: Reagimi efektiv i PK-së parandaloi përshkallëzimin
Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 04 October 2024
KFOR i është përgjigjur deklaratës së zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri,i cili teksa po flisnin për sulmin e Banjskës, tha se sikur të ishim bazuar ne në vullnetin e ndonjë komandanti aty të trupave të KFOR-it, me siguri se do të kishim qenë duke negociuar se ku po e lëmë kufirin – në Vushtrri, Mitrovicë apo diku tjetër.
“Mirëpo, ka qenë gjaku i Afrim Bunjakut dhe sakrifica dhe vetëmohimi i kolegëve të tij, dhe jo i ushtarëve të NATO-s të pranishëm që kanë qenë aty”, ka thënë Vokrri.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje te misioni paqeruajtës i KFOR-it në lidhje me qëndrimin e tyre mbi këtë deklaratë.
Një zëdhënës i misionit ka thënë se qëndrimi i tyre për ngjarjet e Banjskës vjeshtën e vitit të kaluar është publik dhe transparent, e madje edhe konsistent vazhdimisht.
“Ajo që ndodhi në Banjskë ishte e papranueshme dhe ne vazhdomë të bëjmë thirrje që kryerësit të sillen para drejtësisë”.
Ngjarjet në Banjskë, sipas zëdhënësit të KFOR-it, dëshmuan një bashkëpunim shumë të mirë mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it si reagues të parë, të dytë dhe të tretë, respektivisht.
“Policia e Kosovës ishte reaguesi i menjëhershëm në terren, ndërsa KFOR-i dhe EULEX-i ishin të pranishëm dhe të gatshëm për të ofruar mbështetje, nëse kërkohej. Reagimi efektiv i Policisë së Kosovës parandaloi çdo përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës dhe ndihmoi në stabilizimin e shpejtë të situatës në zonë”, ka thënë ky zëdhënës i KFOR-it.
Ai tha se si pasojë e ngjarjeve të vitit të kaluar në veri, KFOR-i thotë se rriti praninë e tij në Kosovë me rreth 1,000 trupa shtesë nga rezervat.
“Ne kemi katërfishuar praninë tonë në veri dhe kemi trefishuar patrullimet, duke përfshirë edhe përgjatë” vijës kufitare.
“Ata ishin hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij të OKB-së në mënyrë efektive, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
“Ky ka qenë edhe përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë; dhe kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, potencoi ky zëdhënës i KFOR-it.
Kujtojmë se Millan Radoiçiq, bashkë me grupin e tij terrorist, pas agresionit në Banjskë ia mësynë Serbisë më këmbë. Ndaj Radoiçiqit ende nuk ka aktakuzë të ngritur në Serbi, ndërsa Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 të tjerëve të dyshuar si të përfshirë në këtë sulm.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup paramilitar i armatosur serb, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, tashmë terroristin Millan Radoiçiq, ndërmorën një sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në mesin e terroristëve, që u raportua të kishin qenë rreth 90, tre nga ta mbetën të vrarë nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
Të tjera
-
Shirat e rrëmbyeshëm në Shqipëri, detyrojnë 30 familje të evakuohen
Shirat e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Shqipërisë jugore të...
-
Përmbytjet në Bosnje, Begaj solidarizohet me qytetarët e prekur nga fatkeqësia
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është solidarizuar me qytetarët e preku...
-
Raporti i KS-OKB për Kosovën: Prioritet, stabiliteti dhe de-përshkallëzimi në veri
Në raportin gjashtë mujor për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së...
-
Më 30 tetor, KS i OKB-së debaton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë për Kosovën më 30 tetor. Kësh...
-
Abdixhiku me akuzë ndaj kryeministrit: Vuçiqi është i rrezikshëm, e do Kosovën të dobët, këtë po ia mundëson qeveria Kurti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se presi...
-
Ulutashi viziton “Sulltan Muratin”, takohet me kontingjentin turk
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka vizituar kampin “Su...
-
Të paktën 19 të vdẹkur nga përmbytjet në Bosnje
Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tje...
-
Zëdhënësi i Vetëvendosjes: Sot nisi ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se sot ka nisur ...
-
Goditet për vdẹkje një këmbësor në rrugën Korçë-Pogradec
Një këmbësor është goditur për vdekje nga një automjet në rrugën Korçë-Pograd...
-
“Se pa fal nuk të njeh kurkush, e unë nuk ndalna”, Njihuni me nënën vetëushqyese nga Istogu që me artin e saj unik krijon këto dekore
Dashurinë dhe pasionin për artin ajo e shpreh në një mënyrë shumë të veçant. ...
-
Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Po përgatisim terrenin për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve
Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kos...
-
29 pozita në kuadër të Qeverisë me ushtrues detyre, a po marrin vendime të jashtëligjshme?
Situata pasigurie sikurse këtë javë me pagat e shërbyesve, rrezikohet të shfa...