“Sulmi ndaj Ziadin Selës, provokimi më i rëndë ndëretnik në Maqedoni”
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 29 April 2017
Analisti Ramadan Ramadani, në Ora e Fundit ka thënë se sulmi i huliganëve ndaj deputetit Ziadin Sela është provokimi më i rëndë ndëretnik në Maqedoni.
Ai ka deklaruar se, nga informatat që ka, deputetët shqiptarë dhe disa të tjerë të LSDM-së janë shënjuar për t’u sulmuar në “pushtimin” që të enjten mbrëma ju bë Kuvendit të Maqedonisë, njofton Klan Kosova.
“Maqedonia prej pas zgjedhjeve është në ngërc politik. Partia që ka qeverisur deri tani bllokon formimin e qeverisë së re. E pamë edhe dje, kur pati gati një sulm terrorist dhe pati tentimvrasje të disa deputetëve”.
“Zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë e konfirmoi rëndësinë vendimtare që kanë shqiptarët në vend. Pa shqiptarët nuk mund të formohet një shumicë parlamentare efikase”.
Ramadani më tutje ka nënvizuar se pa shqiptarët nuk ka stabilitet në Maqedoni, duke vënë theksin tek reagimi i tyre i matur në vazhdimësi, e vecanërisht gjatë sulmit të të enjtes të huliagënve maqedonas ndaj kuvendit.
“Së shpejti pritet formimi i qeverisë së re, për të cilën pritet të nisin negociatat së shpejti. Tani duhet të analizohet forca e opozitës, që dje bëri atë që u pa. Mund të presim provokim të tensioneve ndëretnike. Që pas zgjedhjeve një klikë shoviniste fyen shqiptarët, të cilët gjithë atë që është bërë ndaj tyre e kanë kaluar me gjakftohtësi”.
“Sulmi ndaj Ziadin Selës ishte provokimi më i rëndë ndëretnik. Shihej se është bërë një piketim i tij dhe i deputetëve shqiptarë gjatë sulmit në kuvend. Shumica e atyre që sulmuan kuvendin shihet se janë kriminelë dhe kanë bashkëpunim me DPMNE-në, partinë që për dhjetë vjet ka qeverisur vendin”.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...