Lajme

Sulmi ndaj ekipit të Insajderit, reagon AGK-ja

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 11 November 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit që i është bërë ekipit të Insajderit.

Sipas AGK-së, ekipi i këtij portali është sulmuar të premten, në Vushtrri nga një imam lokal.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar këtë sulm ndaj ekipit medial, duke e quajtur të rëndë dhe të pa pranueshëm.

-Advertisement-

“Gazetarja, Dijellza Preniqi dhe kameramani Albert Bislimi, janë sulmuar në xhaminë “Sheikh Zayed” nga hoxhë Bedri Halili, pasi kishin shkuar të bisedojnë me të për disa deklarata të publikuara online ku dëgjohet të ketë fyer gratë, duke thënë se nuk duhet të organizohen “dasma për k*rva””, thuhet në reagimin e AGK-së.

E në dëshminë e saj gazetarja ka thënë se imami e ka kapur për krahu.

“Hoxha me një vrull dhe një zë të lartë, më drejtohet duke thënë menjëherë ik nga këtu. Me forcë ma kap krahun më shtrëngon dhe më shtyn në distancë një metër. Më referohet me fjalën njëra prej atyre që po pyet je edhe ti”, tha ajo, duke shtuar se Halili ka tentuar ta godasë me një stol të vogël, edhe pas mbërritjes së Policisë në vendin e ngjarjes”, sqarohet tutje në reagimin e AGK-së./Gazeta Infokus/

​Policia jep detaje për sulmin e gazetares në xhami

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera