Lajme

Sulmi kundër myslimanëve: Autori u mbajt 20 minuta përtokë nga vetë londinezët

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 19 June 2017

Një burrë u vra dhe tetë të tjerë u plagosën jashtë një xhamie në veri të Londrës, pasi besimtarët po dilnin pas takimit për faljen në orëve e vona.

Një kamion u fut qëllimisht mes këmbësorëve, të cilët sapo kishin falur lutjet e Ramazanit.

Dëshmitarë okularë kanë thënë se i dyshuari ishte ndaluar nga vetë njerëzit në vendngjarje, derisa mbërritën forcat e para të policisë.

-Advertisement-

Një dëshmitar tha për rrjetin televiziv britanik “BBC” se pa sulmuesin të shtypte qëllimisht me furgon “10 apo 15 persona”.

Abdyl Rahman tha se ai dhe një burrë tjetër e hodhën të dyshuarin në përtokë dhe e mbajtën ashtu për 20 apo 30 minuta derisa të mbërrinte policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera