Sulmi i policisë në Kampin e MEK/ Fox News interviston edhe Berishën mes shumë figurash botërore

Autori: Gazeta inFokus
21:03 | 25 June 2023
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, tha për Fox News Digital se nuk kishte “asnjë dyshim” se bastisja ishte një përpjekje për të qetësuar regjimin iranian.
Në artikullin e lartpërmedur janë cituar edhe shumë figura të larta të politikës amerikane. Ish-Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, emisari i SHBA-së në Iran, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, antarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.
Senatori Ted Cruz, R-Texas., shkroi në Twitter: “Thellësisht i shqetësuar që në të gjithë Evropën – dhe veçanërisht tani, në Francë dhe Shqipëri – aleatët tanë po qetësojnë regjimin iranian dhe po godasin disidentët kundër regjimit.”
Prestigjozja amerikane Fox News i ka kushtuar një artikull bastisjes së qeverisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë që rezultoi në përplasje mes forcave të policisë dhe opozitarëve iranianë. Me artikullin e titulluar “A ishte i lidhur sulmi ndaj grupit opozitar iranian me bisedimet e reja të mundshme bërthamore mes Presidentit Biden dhe Tehranit”, Fox Neës për të analizuar më tej çështjen ka intervistuar figura të larta të politikës amerikane dhe ndërkombëtare si ish-Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, emisarin e SHBA-së në Iran Robert, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, antarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan. Fox News i ka kushtuar një hapësirë të veçantë intervistës me kreun e Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
Berisha ka deklaruar për gjigantin mediatik se ka kërkuar në seancën parlamentare të pak ditëve më parë, dorëheqjen e Ministrit të brendshëm Bledi Çuçi pasi përplasjet në kampin e MEK sollën vdekjen e një personi dhe plagosjen e 100 të tjerëve.
“Nuk kam asnjë dyshim se bastisja ishte një përpjekje për të qetësuar regjimin iranian. Kam kërkuar në Kuvend që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi të japë dorëheqjen sepse një person është vrarë dhe janë plagosur mbi 100 persona”
Përpos bastisjes së policisë në kampin e MEK, Fox News i ka kushtuar vëmendje edhe sanksionimit të ish-kryeministrin Berisha 2021 nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbi dyshimet për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm. Berisha ka mohuar kategorikisht akuzën për korrupsion.
Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se informacioni i rremë i ngritur ndaj tij buron nga miliarderi George Soros dhe kryeministri Edi Rama.
Ish-kongresmeni Lee Zeldin duke folur për Fox News akuzoi administratën Biden për ndëshkimin e Berishës sepse ai është aleat i republikanëve dhe kundërshton Sorosin ultra-liberal. /Syri.net

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...