Lajme

Sulmi i gazetarëve në Leposaviq, Britania e Madhe: Udhëheqësit e protestave ta parandalojnë dhe dënojnë dhunën

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 16 June 2023

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë kanë reaguar pas sulmit të tri gazetarëve e dy kameramanëve gjatë ditës së sotme në Leposaviq.

Sipas ambasadës britanike, dhuna ndaj gazetarëve është gjithmonë e papranueshme dhe e pajustifikuar.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që udhëheqin protestat, të parandalojnë dhe dënojnë dhunën ndaj atyre që punojnë për të raportuar mbi ngjarjet”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Kujtojmë se tri gazetare të mediumeve Klan Kosova, Dukagjini dhe Indeksonline janë sulmuar me gurë dhe shok-bomba, ndërsa lëndime kanë marrë edhe dy kameramanë, ku kameramani i RTK-së u rrah brutalisht nga persona të maskuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera