Sulmi brutal në market, kaq mund të dënohet burri që e rrahu gruan për një karrocë
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 26 October 2021
Mesditën e së dielës, një grua është rrahur brutalisht nga një burrë, në një market në Prishtinë. Policia në raportin 24 orësh të së hënës ka njoftuar për rastin, të cilin e ka cilësuar si “Lëndim të lehtë trupor”. Por të martën, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ai tani po dyshohet për veprën penale “Sulmi, dhe ka kërkuar paraburgim për të. Por, sa është dënimi sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për këtë vepër penale?
Feim Berisha, 46-vjeçar, është kapur nga kamerat e sigurisë së marketit në Prishtinë, derisa ka rrahur brutalisht një 41-vjeçare. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së të dyshuarit.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së hënës, ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën, në orën 14:20. Sipas këtij raporti, sulmi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas policissë, nga goditjet viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Prishtinë, 24.10.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia të hënën.
Të martën, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesën që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e paraburgimit.
Në njoftimin e Prokurorisë, është bërë e ditur se F.B. dyshohet për veprën penale “Sulmi”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka bërë të ditur Prokuroria.
Por, cili është dënimi sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale “Sulmi”
Në nenin 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur se dënimi për veprën penale “Sulmi” ndryshon në varësi të rrethanave të kryerjes së kësaj vepre.
Për këtë vepër penale, dënini mund të jetë edhe me gjobë me para, apo nga gjashtë muaj deri në 3 vjet burgim, varësisht prej rrethanave në të cilat është kryer vepra.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...