Sport

Sulmi 83 milionësh dështues i Milanit

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 30 October 2017

Milani ishte njëri prej klubeve më aktive në afatin kalimtar të verës, raporton zeri.info.

“Rossoneri” shpenzuan rreth 200 milionë euro, më shumë se çdo skuadër tjetër italiane, por rezultatet nuk po shihen.

Gjiganti italian gjendet në një krizë të thellë të rezultateve dhe kjo po shihet edhe në tabelën e klasifikimit. Mbi të gjitha, dështim total i Milanit është sulmi.

-Advertisement-

Drejtuesit e rinj të klubit shpenzuan 83 milionë euro për repartin ofanziv, por golat po mungojnë.

 

Nikola Kalinic u ble nga Fiorentina për 25 milionë euro, Andre Silva iu kushtoi “Rossoneri” plot 38 milionë euro, pasi e blenë nga Porto dhe Hakan Calhanoglu nga Bayer Leverkuseni për 20 milionë euro.

Megjithatë, të paktën deri tash, asnjëri prej tyre nuk i ka arsyetuar shpenzimet që u bënë për ta. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera