Sulmet ruse në Ukrainë shkaktuan ndërprerje të energjisë në Moldavi

Autori: Gazeta inFokus
16:38 | 16 November 2022
Sulmet ruse me raketa në Ukrainë shkaktuan ndërprerje të shkurtër të energjisë në të gjithë Moldavinë.
Moldavia është vend fqinj me Ukrainën.
Zyrtarët thanë se energjia u ndërpre në orët e vona të pasdites, më 14 nëntor, pasi një linjë që furnizonte këtë shtet me energji elektrike nga Rumania, u shkëput nga sistemi.
Zëvendëskryeministri i Moldavisë, Andrei Spinu, tha më vonë gjatë ditës se furnizimi me energji elektrike ishte “rikthyer në shumicën e lokaliteteve”.
Ai shtoi se rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike mbetet ende i lartë.
Presidentja moldave, Maia Sandu, denoncoi sulmet në infrastrukturën e Ukrainës, duke thënë se ato prekën gjithashtu një numër të madh njerëzish jashtë territorit ukrainas.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse me raketa, që goditën të martën disa qytete të Ukrainës, kanë çuar në ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin.
Në fillim të nëntorit, pas dëmtimit të madh në rrjetin elektrik, kur Rusia lëshoi dronë kamikazë mbi Ukrainën, miliona ukrainas mbetën pa energji elektrike. Kievi e akuzoi më pas Moskën për “terrorizëm energjetik”.
Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në fund të shkurtit.
Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin dhe ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Rusisë.
Ukrainën, në anën tjetër, është duke e ndihmuar me armatim.
Të martën ka pasur raporte se dy raketa të prodhimit rus kanë rënë në Poloni – vend anëtar i NATO-s – duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Këto raporte janë duke u hetuar./rel

Të tjera
-
Veton Berisha: Nëse Kurti për një votë nuk mundet ta formojë qeverinë do ta ketë votën time
Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian i Kosovës, Veton Berisha, pak pa...
-
Peci me postim edhe në “Facebook”, Kryeministri ka dhënë tri herë dorëheqje, tash radha e atyre që e refuzuan mandatin
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Albin Kurti ka dhënë ...
-
“Asnjë cent ma shumë” – Qytetarët s’kanë të ndalur, vazhdojnë protestat kundër shtrenjtimit të rrymës
Me moton “Asnjë cent ma shumë”, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të ngrisin z...
-
A i keni numrat sot? Faton Peci: Numrat për çka?
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur para seancës konstit...
-
Memli Krasniqi fton deputetët në sallë: Si PDK jemi të interesuar të ecim përpara
Seanca konstituive sot është caktuar për të tretën herë. Para seancës për ...
-
Abdixhiku: Dehari të respektojë skenarin e Kuvendit e jo të LVV-së, s’po themi të mbetet Qeveria pa kryeministër
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot më 19 prill në një tentim të tretë pë...
-
“Pse po folni budallakina?”, reagimi i Sveçlës pasi dikush i tha pse po e imiton Albin Kurtin
Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i ka penguar një pyetje q...
-
Kurti edhe sot në heshtje, nuk përgjigjet nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot ka refuzuar të përgjigjet para ...
-
“Të shohim…”Abrashi arrin në Kuvend
Deputeti i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është optimist ...
-
Berisha paralajmëron të gjithë deputetët: Nëse s’kalon as sot, qytetarët të dalin në rrugë!
Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se nëse politik...
-
Abdixhiku përkujton Heroin Sali Çekaj në 26 vjetorin e rënies në Betejën e Koshares
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar her...
-
Agim Bahtiri pasi arriti në Kuvend: Mos me pasë vota na s’vina
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka arritur te Kuvendi i Kosovë...