Lajme

Sulmet në Mitrovicën e veriut, zyrtarja evropiane pyet Borrellin: A po mendoni tashmë për sanksione të radhës ndaj Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 27 June 2023

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka reaguar pasi ditën e hënë u sulmua me mjete shpërthyese komuna e Mitrovicës veriore, ku u dëmtuan dy vetura zyrtare.

Schneeberger ka pyetur Josep Borrellin, përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, nëse ka ndonjë koment lidhur me këto zhvillime.

“Ndonjë koment nga ju Josep Borrell? A po mendoni tashmë për sanksionet e radhës ndaj Kosovës për provokimin e ekzistencës së stacioneve policore?”, shkruan ajo.

-Advertisement-

Për sulmin në objektin komunal të Mitrovicës së Veriut, ka reaguar sot edhe kryeministri Kurti.

I pari i Qeverisë përmes një postimi në Twitter i ka bërë thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të ndodh ndonjë humbje jete.

“Mbrëmë objekti i komunës në Mitrovicën e Veriut është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humb ndonjë jetë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Reth këtij sulmi ka reaguar edhe Ministria e Brendshme  duke e quajtur “sulm terrorist ndaj institucioneve të Kosovës.

Nga MPB thonë se këtë akte janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Kjo Ministri ka kërkuar që veprimet e tilla të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera