Lajme

Sulmet ndaj Musliut, Tahiri: Kërkojnë nga VV që të distancohet nga një gjuhë e urrejtjes, nuk lejojmë që deputetëve të tentohet t’u mbyllet goja

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 04 March 2023

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për sulmet ndaj deputetes Ganimete Musliu, teksa ka thënë se ato janë të pa tolerueshme, por as nuk i takojnë asgjëje me çka historikisht populli ynë ka shfaqur karakterin e vet.

Ai ka thënë se nuk është sakrifikuar për këtë vend që t’u mbyllet goja deputetëve të zgjedhur dhe nuk do të lejojnë kurrë që ky vend të bëhet i tillë.

Tahiri ka shtuar se si GP i PDK-së do të mbrojnë vlerat e demokracisë dhe do ta mbrojnë Musliun, teksa ka kërkuar që VV të distancohet nga kjo gjuhë që po ushtrohet ndaj saj.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Kuvendi është forum i debatit të hapur e të lirë, ku shtrohen pikëpamjet politike për çështje vitale për të sotshmen dhe të ardhmen. Sulmet e linçimet publike nga militantët e pushtetit ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, znj. Ganimete Musliu, për shkak të fjalës së lirë të saj si përfaqësuese e qytetarëve në seancën e fundit të Kuvendit, jo vetëm që janë të pa tolerueshme, por nuk i takojnë asgjëje me çka historikisht populli ynë ka shfaqur karakterin e vet.

Mentaliteti që qeverisë aktualisht me Kosovën, e ka degraduar traditën e mirëfilltë politike, pikërisht duke nxitur e mësyrë fushata të linçimit e fyerjes, ndaj kujtdo që nuk i nënshtrohet narracionit të pushtetit. Kjo frymë është anti-demokratike, anti-shtetërore dhe anti-kombëtare. Nuk është sakrifikuar për këtë vend, që t’iu mbyllet goja deputetëve të zgjedhur. Nuk do ta lejojmë kurrë që ky vend të bëhet i tillë, ku një pushtet instrumentalizon militantë për të ofenduar e kërcënuar deputetë që i ka mandatuar qytetari.

Si Grup Parlamentar i PDK-së, ne qëndrojmë në mbrojtje të vlerave të demokracisë dhe në mbrojtje të koleges sonë, si dhe kërkojmë distancimin urgjent të Lëvizjes Vetëvendosje nga kjo gjuhë e paprecedent e urrejtës që po ushtrohet ndaj deputetes Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera