Lajme

Sulmet me raketa ruse në Poloni, Kurti bën thirrje për hetim të plotë

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 15 November 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dënuar sulmet e raportuara me raketa ruse në Poloni ku mbetën të vrarë dy persona.

Kurti thotë se bashkohet me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë teksa ka bërë thirrje për një hetim të plotë të sulmit, njofton Klankosova.tv.

“Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera