Lajme

Sulmet kibernetike, Meta: Kur isha president i paralajmërova, Qeveria po fsheh pasojat

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 20 September 2022

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se qeveria po i mban të fshehta pasojat e sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë.

“Prokuroria të bëjë urgjent hetim të thellë dhe serioz për evidentimin e përgjegjësive të qeverisë dhe institucioneve të tjera në lidhje me menaxhimin e të dhënave dhe veprimet e mosveprimet që sollën në këtë situata. Siç është provuar, cenimi i sigurisë kombëtare ka ndodhur në vazhdimësi, dhe përgjatë gjithë kësaj kohe, Edi Rama ka mashtruar dhe vazhdon të gënjejë lidhur me pasojat e vërteta të këtij sulmi ndaj Shqipërisë”, tha Meta në një konferencë për mediat.

Kryetari i Partisë së Lirisë gjithashtu shtoi se kishte paralajmëruar për këto lloj sulme, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

-Advertisement-

“Kam paralajmëruar të gjitha institucionet përpara se të niste agresioni rus në Ukrainë, sidomos lidhur me marrjen e masave për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, të të gjithë sistemit tonë, të bankave dhe gjithë infrastrukturës strategjike. Edhe pas mbledhjes, përsëri u kam dërguar zyrtarisht shkresë zyrtare institucioneve përgjegjëse për të ndjekur, për gjithçka ramë dakord. Edhe pasi ka ndodhur sulmi ndaj Ukrainës, kemi diskutuar rëndësinë e forcimit të masave të sigurisë kibernetike”, deklaroi ai, shkruan A2 CNN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera