Lajme

Sulme ndaj ndërtesave të banimit në lindje të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 02 April 2022

Rusia ka granatuar disa ndërtesa banimi në qyteti Lisiçansk dhe në qytetin Toshkiha, tha Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, që gjendet në lindje të Ukrainës.

Ai shtoi se ende nuk kanë arritur të konfirmojnë numrin e viktimave nga këto sulme.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi gjatë një video-mesazhi mëngjesin e së shtunës, se në pjesën lindore të vendit priten “beteja në të ardhmen”.

-Advertisement-

Trupat ruse po raportohet se po rigrupohen – duke u tërhequr nga zonat veriore pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev – dhe pritet që të përqendrojnë operacionet e tyre në lindje dhe jug të Ukrainës./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera