Lajme

Sulme intensive prej katër ditësh/ Zelensky: Ukraina ka vetëm 10% të asaj që i nevojitet për mbrojtjen ajrore

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 13 October 2022

Sulmet ajrore në Ukrainë vijojnë prej katër ditësh, duke shkatërruar shumë ndërtesa dhe shkaktuar viktima.

Presidenti Volodymyr Zelensky përsëriti lutjen e tij për më shumë kapacitete të mbrojtjes ajrore, duke thënë se Kievi ka vetëm rreth 10% të asaj që i nevojitet për të luftuar sulmin e Moskës.

“Ne po luftojmë një vend të madh që ka shumë pajisje dhe shumë raketa. Nuk mund të shtoj asgjë për këtë, ne kemi rreth 10% të asaj që na nevojitet”, tha Zelensky këtë të enjte gjatë një fjalimi virtual në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

-Advertisement-

Sipas CNN ai u bëri thirrje vendeve perëndimore si SHBA dhe Francë, të rrisin numrin e ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera