Lajme

Sulm terrorist në Izrael, së paku dy të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 07 April 2022

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur, pas një sulmi të armatosur në qendër të Tel Avivit, në Izrael.

Ky është sulmi i katërt i këtij lloji në pak më shumë se dy javë, i fundit fundit në valën më vdekjeprurëse të terrorizmit në Izrael që nga viti 2016.

Disa nga të shtënat raportohet se kanë ndodhur në rrugën Dizengoff, një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit.

-Advertisement-

Mjekët thanë se të shtënat ndodhën rreth orës 21:00, në natën e fundit të javës së punës izraelite, jashtë një lokali të mbushur me njerëz që shijonin fillimin e fundjavës.

Pothuajse tre orë më vonë, policia dhe ushtria ende nuk e kishin gjetur sulmuesin apo sulmuesit, derisa forcat izraelite të rendit udhëzuan banorët të qëndronin në shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera