Sport

Sulm me thikë në zemër, tifozi i Manchester Unitedit po lufton për jetën

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 07 March 2019

Një tifoz i Manchester Unitedit po lufton për jetën, pasi u godit me thikë nga një shofer taksie, pas fitores në mbrëmjen e të mërkurës ndaj Paris Saint-Germain në Champions League.

Sipas raportimeve të “Sky News”, tifozi 44-vjeçar ishte në shoqërinë e tre tifozëve të tjerë, kur shoferi i tërbuar i sulmoi ata teksa këndonin për fitoren dramatike të “Djajve të Kuq” me rezultatin 3-1 në kryeqytetin e Francës.

Referuar dëshmive, tifozi 44-vjeçar kishte ndërhyrë për të ndalur shoferin, teksa ky i fundit kishte nxjerrë një thikë të madhe për të kërcënuar një tifoze femër.

-Advertisement-

Në atë moment shoferi është kthyer dhe e ka goditur në gjoks me thikë, duke e lënë atë të shtrirë në dysheme, në luftë për jetën. Viktima u transportua për në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje emergjente për të larguar hemorragjinë që kishte depërtuar në mushkri. Policia e Francës ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me sulmin horror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera