Lajme

Sulm me raketa në Zaporizhzhia të Ukrainës, të paktën 17 persona të vrarë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 09 October 2022

Të paktën 17 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën pasi raketat goditën qytetin ukrainas të Zaporizhzhia.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të bashkisë së qytetit, Anatoly Kurtev.

Sulmi shkatërroi pesë shtëpi, dëmtoi ndërtesa banimi dhe rrugë, njoftoi Kurtev, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Kujtojmë, se Zaporizhzhia është njëri nga qytete më të mëdha në Ukrainë, jo shumë larg vijës së frontit, ky gjithashtu njihet vendi i një termocentrali bërthamor që komuniteti ndërkombëtar po e shikon me kujdes.

Një pjesë e këtij rajonit është e pushtuar nga forcat ruse, ku presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi një dekret këtë javë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, duke përfshirë Zaporizhzhia, i cili dekret është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera