Lajme

Sulm me armë në një kazino në Filipine, 36 të vrarë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 02 June 2017

Një person i armatosur është futur vrullshëm në një kazino sot në Filipine, duke shtënë dhe ua vënë flaken tavolinave të lojërave të bixhozit, dhe duke vrarë të paktën 36 persona.

Autoritetet filipinase besojnë se bëhet fjalë për një plaçkitje të dështuar, transmeton Express.

Nuk ka prova që e lidhin këtë sulm në kompleksin e dëfrimit, Resorts Wold Manila, me luftimet ndërmjet trupave qeveritare dhe militantëve islamikë në jug të vendit, ka thënë Ernesto Abella, zëdhënësi i presidentit Rodrigo Duterte.

-Advertisement-

“Të gjitha indikacionet tregojnë për një akt kriminal nga një individ i shqetësuar emocionalisht,” ka thënë ai.

“Edhe pse kryerësi shkrepi të shtëna paralajmëruese, nuk ka indikacion se ai dëshironte ta lëndonte ndonjëri apo të vriste dike,” ka shtuar ai.

Policia ka njoftuar se i dyshuari e ka vrarë veten pas sulmit./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera