Rozë

Sukseset nuk kanë të ndalur për Luana Vjollcën, “pushton” kopertinën e revistës së njohur amerikane (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 03 September 2020

Ajo është padyshim një nga femrat më të pëlqyera në showbiz-in shqiptar. Është fjala për Luana Vjollcën, e cila përveçse në moderim, tashmë i është përkushtuar edhe muzikës.

Një ditë më parë, bukuroshja brune festoi 29-vjetorin e lindjes dhe në rrjetet sociale publikoi disa nga surprizat që mori që në mesnatë.

Por në ditën e saj të veçantë, Luana ka zbuluar edhe një tjetër surprizë të madhe që ka marrë. Moderatorja ka pozuar për revistën e njohur amerikane “Style Cruze”.

-Advertisement-

Si gjithmonë, Luana Vjollca shfaqet tërheqëse dhe plot stil në kopertinën e revistës për muajin shtator.

“Për ditëlindjen time jam e emocionuar të ndaj këtë intervistë ekskluzive të revistës amerikane, Style Cruze, për shtatorin”, ka shkruar Luana. Në intervistë, Luana thotë se çdo gjë e ka arritur falë punës, ndërsa duke folur për planet e së ardhmes ajo zbuloi se së shpejti do ta shikojmë edhe në fushën e biznesit.

“Projekte të reja muzikore, kontrata të reja me kompani të ndryshe si imazh i tyre dhe puna që po vazhdon për një biznes timin personal që pritet të vijë së shpejti etj.“, thotë ndër të tjera Luana.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera