Lajme

Suharekë: Arrestohet 43-vjeçari që gjuajti me ạrmë në dasmë

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 07 August 2024

Policia e Kosovës në Suharekë njofton se me datën 06.08.2024, rreth orës 21:30 ka marre informatën se në fshatin Straviqinë të kësaj komune, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.

Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin 43-vjeçar me inicialet A.M., tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provave materiale një pistoletë dhe një karikator.

Bëhet e ditur se i dyshuari u shoqërua në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit u ndalua për 48 orë.

-Advertisement-

Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera