Lifestyle

Suedi, hyn në fuqi ligji i ri për seksin

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 01 July 2018

A po bëhet marrëdhënia seksuale në Suedi më e komplikuar, më ligjore, apo më e sigurt? Varet se kë po pyesni pasi vendi ka menduar një ligj të ri që hyn në fuqi sot.

I menduar që të garantojë se të gjithë partnerët kanë dëshirë, ligji kërkon një miratim eksplicit para se të fillojë aktiviteti seksual, ose verbalisht ose nëpërmjet gjuhës së trupit. Nëse nuk përmbushen këto standarde, akti do të konsiderohet përdhunim, madje edhe kur nuk ka kërcënime apo përdorim force.

Ky propozim është debatuar prej disa vitesh dhe mori një impuls të ri në kuadër të lëvizjes së fundit “#MeToo”, në të cilën gra nga fusha të ndryshme të jetës kanë ndarë eksperiencat e tyre ku janë ngacmuar ose sulmuar seksualisht.

-Advertisement-

Megjithatë një gjë është e sigurt, ky ligj do i vërë në test zakonet e vendit. Ndërkohë që disa argumentojnë se kjo do të sjellë më shumë mbrojtje, të tjerë pretendojnë se kjo do të bllokojë sistemin ligjor me raste ku është e pamundur të provohet nëse bëhet fjalë për një sulm apo një marrëdhënie që nuk ka ecur mirë, përcjell Atsh.

Si gjithnjë pas vijnë edhe oportunistët.

Menjëherë është shfaqur një aplikacion i vençantë. Njerëz që kërkojnë të kenë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin mund të firmosin duke përdorur llogarinë bankare, një sistem elektronik identifikimi që përdoret rëndomtë në Suedi në sektorin privat dhe publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera