Sport

Suedi-Angli, kjo Kombëtare kualifikohet në gjysmëfinale (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 07 July 2018

Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në gjysmëfinale, pasi ka shënuar fitore ndaj asaj të Suedisë në takimin çerekfinal të kampionatit Botëror Rusia 2018, shkruan GazetaFokus.

LEXO EDHE: Tifozët zgjedhin pasardhësin e CR7

Kombëtarja angleze me plotë meritë është kualifikuar në gjysmëfinale pasi tregoi një paraqitje të pëlqyer përball Suedisë.

-Advertisement-

FOTO: Momenti i shënimit të golit të parë për Anglinë nga Harry Maguire

Anglia ka shënuar golin e parë kundër Suedisë në minutën e 31-të me anë të Harry Maguire, ndërsa epërsinë prej dy golave për anglezët e ka ngritur Dele Alli  me golin e shënuar në minutën e 59-të.

FOTO: Momenti i shënimit të golit të dytë për Anglinë nga Dele Alli  në minutën e 59-të.

Stadiumi Cosmos Arena (Samara), rezultati final, Suedi-Angli 0:2.

Anglia do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e takimit Kroaci-Rusi i cili zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00. /GazetaFokus

https://www.youtube.com/watch?v=cVeMWANq–0

https://www.youtube.com/watch?v=ZNAbFsXDIp8

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera