Subvencionimet, Kurti fton bizneset që të investojnë në pajisje efiçiente
Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 22 November 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të mërkurën për Parkun për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje.
Ai ka ftuar biznezet që të investojnë në pajisje efiçente e kështu ta marrin edhe subvencionimin e Qeverisë.
”Sot nisëm masën e gjashtë me radhë për efiçiencë të energjisë: Subvencionimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Këtë e lansuam publikisht në Parkun për Teknologji Digjitale “Tech Park Prishtina” në Bërnicë, që e inauguruam në tetor sivjet, investim ky 1.2 milion eurosh nga Qeveria e Kosovës. I ftojmë bizneset që të investojnë në pajisje efiçiente për ngrohje si pompë termike, kondicionerë, kaldajë me biomasë dhe stufa individuale me biomasë, përmes subvencionimit të Qeverisë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se suksesi i sektorit privat është edhe i ekonomië së vendit.
”Studimet ndërkombëtare kanë treguar se bizneset humbin rreth 1/3 e energjisë që e konsumojnë. Duke rritur efiçiencën ato përveçse kursejnë buxhetin e tyre dhe të shtetit, rrisin konkurrueshmërinë dhe produktivitetin. Sa më i suksesshëm sektori privat, aq më mirë për ekonominë e vendit”.
”Për bizneset që janë në pronësi apo bashkëpronësi të grave me 51% e më shumë, subvencionimi do të jetë edhe më i lartë – pa barazi gjinore nuk mund të kemi barazi shoqërore.
Aplikimi tashmë është i hapur dhe i ndarë në dy faza. Afati i fundit i fazës së parë është më 12 dhjetor 2023, kurse ai fazës së dytë më 10 janar 2024. Atë mund të bëni online përmes platformës e-Kosova”, ka shkruar Kurti.
Të tjera
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...
-
Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) ...
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
Një burrë në Shtërpcë ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij gjendet nj...
-
Prishtinë, dy persona shkaktojnë dhụnë psiqike ndaj familjares
Dy persona në Prishtinë dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj një fami...
-
Plagὀsja e dyfishtë në Vranjec, arrestohet edhe një i dyshuar
Dje është arrestuar edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në V...
-
VV-ja sot mban konferencë për media, do të shpalosen informacione të rëndësishme lidhur me zhvillimet e fundit
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit...
-
Abdixhiku në Ferizaj: Me tubim kaq të mirë, i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur një tub...
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...