Sport

Suarez e shokon Real Madridin me një deklaratë bombastike

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 05 December 2017

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez ka ndarë mendimet e tij për një lëvizje të mundshme në Real Madrid për ish-shokun e tij të klubit, Neymar, transmeton ORAinfo.

Neymar u largua nga klubi i Camp Nou  për t’u bashkuar me gjigantët francezë Paris Saint-Germain për një rekord botëror prej 222 milionë eurosh verë që lamë pas.

Që nga bashkimi me Parisienët, braziliani ka qenë në formë të shkëlqyer, duke shënuar 15 herë në të gjitha garat.

-Advertisement-

Suarez, 30 vjeç, po bisedonte së fundmi me Marca rreth Neymarit dhe një mori çështjesh të tjera. Ai përfundoi duke ndarë mendimin e tij në lidhje me nëse Neymar mund të shkojë në Real Madrid një ditë.

Suarez tha: “Jo aspak. Sinqerisht, nuk e shoh. Unë e di se si Neymar është dhe admirimi që ai kishte për Barcelonën dhe shokët e tij. Nuk e shoh atë që tani do të luajë për Real Madridin “, ka përfundur Suarez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera