Sport

Suarez: E propozova Ronaldon te Interi, por Moratti e refuzoi

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 08 December 2017

Legjenda spanjolle, Luis Suarez ka zbuluar se si presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.

Ylli i Real Madridit Ronaldo ka festuar me tifozët e tij trofeun e pestë të Topit të Artë, të cilin e fitoi në Paris mbrëmë (e enjte).

Me këtë çmim të madh individual të fituar, Ronaldo barazon Lionel Messin, duke u bërë dy futbollistët më të trofeshëm individual.

-Advertisement-

Ndërsa, dështimi i Juventusit për të mundur Manchester Unitedin në nënshkrimin e tij në 2003, është i njohur, ylli i Interit dhe i Barcelonës, Luisito, ka zbuluar se si portugezi mund të ishte ‘rrëmbyer’ nga Interi në të njëjtën kohë.

Luis Suarez ka fituar dy Topa të Artë me Interin

Ish-legjenda spanjolle e Interit ia kishte propozuar Interit sulmuesin portugez, por Moratti e kishte refuzuar atë.

“Unë shkova për të parë Cristiano Ronaldo kur ai ishte në ekipin e të rinjve të Sportingut”, ka thënë fillimisht Suarez për Sport Mediaset.

“E propozova atë te Moratti, por Interi vazhdoi të bllokonte transferimin e tij”, përfundoi legjenda Luisito.

Ndryshe, ishte Sir Alex Ferguson që i besoi talentin të tij duke e transferuar në vitin 2003 te Manchester Unitedi dhe pas gjithë asaj kohe e gjitha është histori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera