Rozë

Stupcat tallen me kunxhat e Shpend Ahmetit – a ia kanë kthyer shpinën edhe këta?

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 01 November 2017

Pushteti katërvjecar i Shpend Ahmetit në Prishtinë, mes pak tjerave, identifikohet me ndalesat në trotuare, për të cilat është kritikuar shumë. Fytyra të njohura publike po ironizojnë me kunxhat, që kryetari i Prishtinës u angazhua në vendosjen e tyre.

Aktori i Stupcave, Osman Azemi, ka publikuar një fotografi të një qytetari, që shihet duke pushuar cuditshëm në një kunxh, që kanë marrë emrin si ‘kunxhat e Shpendit’.

“Tuj menu për balotazh në Prishtinë”, ka shkruar Azemi.

-Advertisement-

Sipas këtij postimin në Facebook,, Azemi, lë të kuptohet përshkrimin e tij për garën e balotazhit, përkatësisht qeverisjen e Shpend Ahmetit.

Ndryshe, fytyra të njohura, mes tyre, edhe kreatori Valdrin Sahiti, kanë shprehur dëshirën për ndryshim në kryeqytet.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera