Shëndetësi

Studiuesja amerikane: Burimi i virusit të COVID-19 nga laboratori, shumë e pamundur

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 04 May 2020

Një studiuese amerikane në Universitetin e Kalifornisë-Davis thotë se fillimi i pandemisë së COVID-19 “ka shumë pak gjasa të jetë një aksident laboratorik.”

Epidemiologia Jonna Mazet ka trajnuar dhe bashkëpunuar me studiues nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it.

Ajo përmend katër arsye për të mbështetur mendimin e saj.

-Advertisement-

Së pari, mostrat e laboratorit nuk përputhen me koronavirusin e ri.

Së dyti, laboratori ka zbatuar protokolle të rrepta sigurie. Gjatë kërkimeve të tyre, studiuesit kinezë përdorin mostra joaktive e joinfektive.

Së treti, koronavirusi është më i fundit në një varg të gjatë shpërthimi sëmundjesh zoonotike, që do të thotë se sëmundja ka kaluar nga kafshët te njerëzit.

Së fundmi, njerëzit e thjeshtë ka më shumë mundësi të infektohen nga virusi, sepse kur studiuesit mbledhin mostra në shpella dhe mjedis natyror, marrin masa vetëmbrojtjeje, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, që nuk marrin masa të tilla.

/Marrë nga CRI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera