Shëndetësi

Studimi: Vetëm një vezë në ditë mund të nxisë zhvillimin dhe funksionimin e trurit të një fëmije

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 25 January 2018

Vetëm një vezë në ditë për gjashtë muaj mund të nxisë zhvillimin dhe funksionimin e trurit të një fëmije, zbulon studimi

Konsumimi i vezëve është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë.

Fëmijët që konsumojnë vezë rregullisht janë më aktiv dhe më të zhvilluar.

-Advertisement-

Sipas një studimi të bërë së fundi, konsumimi i vetëm një veze në ditë për gjashtë muaj dukshëm forcon imunitetin dhe e zhvillon trurin më shumë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Autorja e këtij hulumtimi, Lora Iannotti nga shkolla “Broën”, në Uashingron ka thënë se si qumështi apo fara, ashtu edhe vezët janë thuajse po aq të rëndësishme.

“Këto produkte janë të dizajnuara për të mbështetur rritjen e hershme dhe zhvillimin e një organizmi, dhe prandaj janë kaq të rëndësishme për organizmin tonë. Vezët sigurojnë acidet yndyrore esenciale”, ka thënë ajo mes tjerash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera