Lifestyle

Studimi: Vaji i ullirit është më efektiv se viagra

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 05 October 2018

Një studim i kryer së fundmi sugjeron se një dozë javore me vaj ulliri mund të jetë më e mirë se viagra në përmirësimin e performancës së meshkujve në dhomën e gjumit.

Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Athinës, vetëm 9 lugë gjelle nga ky përbërës janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e impotencës me gati 40%.

Vaji i ullirit ka një sërë përfitimesh shëndetësore, si mbrojtja e enëve të gjakut apo përmirësimi i qarkullimit të gjakut në të gjithë trupit.

-Advertisement-

Studim i kryer tek më shumë se 600 meshkuj me një moshë mesatare 67 vjeç doli në përfundimin se ata që ndjekin një dietë të stilit mesdhetar – të pasur në fruta, perime, bishtajore, peshk, fruta të thata dhe vaj ulliri – kanë më pak probleme me shëndetin riprodhues.

Vaji i ullirit mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e niveleve të testosteronit, duke ulur kështu rrezikun e dis-funksionit erektik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera