Shëndetësi

Studimi: Vaji i peshkut parandalon atakun në zemër

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 26 September 2018

Një derivat i vajit të peshkut mund të ulë ndjeshëm rreziqet e problemeve të mëdha kardiovaskulare si sulmi në zemër. Sipas studimit njerëzit që konsumojnë vaj peshku kanë 25% shanse më pak që të preken nga problemet e zemrës.

Lajmi është bërë i njohur nga kompania farmaceutike Vascepa dhe prodhuesi i saj Amarin po zhvillon një studim të madh global mbi medikamentin që nga viti 2011. Rezultatet do të paraqiten në takimin e Shoqatës Amerikane të Zemrës në muajin nëntor, por Amarin nuk po pret që të shpallë rezultatet e arritura të REDUCE-IT.

Sipas prodhuesit kapsulat e vajit të peshkut janë shumë të lira krahasuar me një atak në zemër. Cmimi i një shisheje me 120 kapsula kushton 311 dollarë dhe kjo gjetje mund të ndryshojë ‘rregullat e lojës’, por kardiologët mbeten skeptikë për njoftimin e nxituar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera