Studimi: Miliona njerëz mund të vuajnë nga problemet afatgjata të nuhatjes ose shijes, pas infektimit me COVID
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 29 July 2022
Një studim i ri ka zbuluar se rreth një në 20 njerëz që kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në mbarë botën kanë probleme afatgjata të nuhatjes ose shijes për të paktën 6 muaj.
Sondazhi u ripërpunua nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë, duke përfshirë disa nga Mbretëria e Bashkuar, analizuan të dhënat nga 18 studime që përfshinin 3,699 pacientë.
Sipas Sky News është treguar se sa njerëz vazhdojnë të vuajnë nga shija ose erërat e ndryshuara për të paktën gjashtë muaj pas një infeksioni COVID-19 .
Ai zbuloi se rreth 5.6% e pacientëve vuajnë nga mosfunksionimi i nuhatjes për të paktën gjashtë muaj, ndërsa 4.4% kanë një ndryshim në shije.
15 milionë njerëz mund të vuajnë nga humbja e nuhatjes:
Deri në këtë muaj kishte pasur rreth 550 milionë infeksione COVID në mbarë botën, që do të thotë se 15 milionë mund të kenë pasur probleme me nuhatjen dhe 12 milionë kishin probleme me shije.
Ai shtoi se gratë kanë më pak gjasa të rikuperojnë shqisën e tyre të nuhatjes dhe shijes, ndërsa pacientët që vuajtën më shumë infeksionin kanë më shumë shanse për probleme afatgjata.
Ekspertët treguan se njerëzit e kuptojnë rëndësinë e nuhatjes vetëm kur ajo humbet dhe ata mund të jenë shumë të shqetësuar kur humbasin këto shqisa.
“Humbja e nuhatjes dhe shijes ndikon negativisht në cilësinë e jetës duke i ndikuar tek të prekurit në disa kënaqësi të përditshme dhe lidhjen sociale”, shkroi ekipi, i udhëhequr nga Paolo Boscolo-Rizzo nga Universiteti i Triestes.
“Njerëzit gjithashtu mund të përjetojnë anoreksi, neveri ndaj ushqimit, kequshqyerje, ankth dhe depresion”, theksuan ata.
Kjo do të thotë se aktivitetet e përditshme si nuhatja e kafesë dhe ndjesia e shijes së ushqimit mund të bëhen të neveritshme duke shtuar shqetësimet.
Të tjera
-
Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, shkak punimet në hekurudhë
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar ...
-
“Si në bahçe të babës”, mërgimtari kalon me veturë midis sheshit të Prishtinës, as nuk i’a nin për ligjin (PAMJE)
Një veturë e një mërgimtari ka kaluar në mes të sheshit të martën rreth orës ...
-
Rreth 600 mijë është numri i të regjistruarve nga diaspora, procesi vazhdon
Ylli Shala, menaxher i projektit në Agjencinë e Statistikave, ka njoftuar se ...
-
Me kërkesë të MPB, MD nis punën për ashpërsimin e disa dënimeve dhe heqjen e atyre me gjoba
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka filluar punën Grupi punues për ndrys...
-
Aktakuzë ndaj të pandehurit për dhünimin e 18-vjeçares me aftësi të kufizuara mendore
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër XH. D, për dhunim ...
-
Hoti akuzon Qeverinë për abuzim me paranë publike: S’po shohim rezultate në ekonomi edhe pse i kanë shpenzuar 11 miliardë
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas gjetjeve të organizatës “Demokr...
-
Kurti pret ambasadorin dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës britanike, kjo është arsyeja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur ambasadorin britanik në Kos...
-
Sülmohet 40 vjeçarja në Fushë Kosovë, një burrë i shkon në banesë dhe e kër cënőn me publikimin e një video
Një 40-vjeçare nga Fushë Kosova është sulmuar nga një person i cili i kishte ...
-
Beqa: Ndërmjetësimi i lëndës ndaj Bislimit e deputetëve të PDK-së, s’lidhet me mundësinë e koalicionit
Kalimi i lëndës në ndërmjetësim për përleshjen e ndodhur, më 13 korrik në vit...
-
BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet
Komisioni Evropian ka thënë të martën se kompania Meta ka marrë masa për luft...
-
Kisha Ortodokse Serbe në vijë me regjimin e Vuçiqit, refuzon takimin me disa serbë nga Kosova veç pse nuk pajtohen me politikën e presidentit serb
Se Kisha Ortodokse Serbe është e lidhur ngushtë me presidentin serb Aleksanda...
-
Kurti e Sarrazini patën mëngjes pune, temë ujdia për udhëtime me letërnjoftime në Bosnjë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi për një mëngjes pune, Përfaqësuesi...