Studimi i ri: Mund të keni kaluar Covid-19, por nuk keni antitrupa, zbuloni arsyet
Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 28 September 2021
Të gjithë personat që janë prekur nga Covid-19 mund të fitojnë imunitet natyral dhe të jenë të mbrojtur nga sëmundja në një kohë deri në 9 muaj, sipas ekspertëve. Megjithatë, një studim i ri ka vënë në dukje se jo të gjithë trupat e njerëzve që janë prekur nga Covid-19 mund të zhvillojnë antitrupa.
Në një postim të fundit në faqen e tij zyrtare, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka renditur edhe një sërë arsyesh pse ndodh kjo. i ftuar në “Rudina”, pasditen e sotme, ai shpjegoi, ndër të tjera se, sot për sot, mbrojtjen më të lartë nga Covidi e kanë të gjithë ata që e kanë kaluar sëmundjen dhe, njëkohësisht, janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës. Pjesa tjetër që nuk është prekur nga sëmundja, por është vaksinuar, ka një mbrojtje më të ulët nga Covid-19.
Një studim i ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive (CDC), i botuar në Emerging Infetcious Diseases, tregon se jo të gjithë ata që shërohen nga Covid-19, janë në gjendje të zhvillojnë antitrupa të veçantë. Studiuesit hetuan arsyet, duke analizuar mostra të dhjetëra personave.
Covid-19, jo të gjithë zhvillojnë antitrupa pas shërimit.
Studimi amerikan tregoi se jo të gjithë zhvillojnë antitrupa specifikë pas shërimit, dhe u vu re që ndodhte në moshat 10 vjet më të reja.
Nuk zhvillojnë antitrupa ata persona që kanë infeksion me një ngarkesë virale të ulët.
Studimet serologjike u përqendruan në mungesën e antitrupave në gjak.
Shkencëtarët, të udhëhequr nga virologu i Universitetit të Pensilvanisë Ëeimin Liu, studiuan 72 persona të shëruar dhe të rekrutuar në Universitetin e Alabama në Birmingham, Shtetet e Bashkuara. Nga grupi i kontrollit, vetëm dy persona nuk kishin simptoma: 13 shfaqën sëmundje të formës së lehtë, 48 shfaqën sëmundje të formës së mesme, ndërsa 9 prej tyre shfaqën sëmundje të formës së rëndë.
Kështu, studiuesit kryen testet ‘Elisa’, një test specifik i vërtetuar për antitrupat kundër proteinës Spike, në mostrat e plazmës të mbledhura në kohën e pranimit të tyre për tu bërë pjesë e studimit dhe vizitave të kontrollit herë pas here. Rezultatet treguan se vetëm 46 nga 72 personat e testuar treguan se kishin IgG, IgA (ose të dyja). Ndërsa 26 personat e tjer mbetën seronegativ dhe 36% e tyre nuk zhvilluan antitrupa.
– Interesant është fakti se personat që nuk kanë zhvilluar antitrupa ishin mesatarisht 10 vjet më të rinj se ata që i kanë zhvilluar në grupin e kontrollit.
– Nuk ka përgjigje sistemike të antitrupave në organizëm në personat me ngarkesa virale të ulëta të verifikuara nga tamponet nazofaringeale.
Varianti ‘Delta’, përveç faktit se është më infektiv, është 6 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të zhvilluar nga ata persona që kanë kaluar sëmundjen Covid-19 dhe 8 herë më pak i ndjeshëm ndaj antitrupave të krijuar pas vaksinimit.
Kjo është arsyeja pse do të bëhej dominues në një kohë kaq të shkurtër, sipas një studimi ndërkombëtar, të koordinuar nga Universiteti i Kembrixhit dhe botuar në revistën ‘Nature’.
Sipas të dhënave, varianti ‘Delta’ është sot përgjegjës për rreth 90% të infeksioneve të reja në botë.
Përqindja rritet në mbi 99% të rasteve të diagnostikuar në Evropë. Për më tepër, testet laboratorike kanë treguar se mutacioni Delta infekton më shumë se të tjerët, sepse proteina Spike është më e aftë të lidhet me receptorët e qelizës, duke lejuar që virusi të replikohet më mirë.
Të tjera
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...