Studimi: Bërja e një tatuazhi është rrezik shëndetësor
Autori: Gazeta inFokus
09:33 | 29 August 2019
Boja nuk është e vetmja gjë që mbetet kur bëni një tatuazh. Tani, një studim i ri ka zbuluar se grimca të vogla metalike nga gjilpëra e tatuazhit hyjnë në lëkurën tuaj dhe udhëtojnë drejt nyjeve limfatike.
Studiuesit e Institucionit Evropian të Rrezatimit Synchrotron (ESRF) në Francë, zbuluan se nikeli dhe kromi, ‘shkarkohen’ nga gjilpëra e tatuazhit kur përdoret një pigment i caktuar.
Pigmenti i bardhë quhet dioksid titaniumi dhe shpesh përzihet në ngjyra të ndritshme si blu, jeshile dhe e kuqe.
Ekipi mendon se këto metale të rënda mund të shpjegojnë se pse disa njerëz kanë reagime të këqija ndaj tatuazheve dhe synojnë të hetojnë efektet e mëtejshme shëndetësore të metaleve, potencialisht toksik, të shkaktuar nga tatuazhet.
Një studim i vitit 2015 i kryer nga Universiteti i Nju Jorkut anketoi 300 persona me tatuazhe dhe më shumë se 10 përqind raportuan se pësuan një reagim të fortë alergjik.
Fillimisht shumica e ekspertëve fajësuan bojërat, por ekipi në ESRF zbuloi se grimcat metalike ishin në nyjet limfatike të njerëzve me tatuazhe dhe po përpiqeshin të gjenin një lidhje.
“Ne po vijonim studimin tonë të mëparshëm, duke u munduar të gjejmë lidhjen midis hekurit, kromit, nikelit dhe ngjyrosjes së bojërave. Pasi studiuam disa mostra të indeve njerëzore dhe gjetëm komponentë metalikë, kuptuam se duhet të ketë diçka tjetër … Atëherë kemi menduar të testojmë gjilpërën dhe ky ishte momenti ynë ‘eureka’, tha një prej shkencëtarëve.

T� tjera
-
Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve
Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 eu...
-
Punëtorët e KEK-ut dy vjet e gjysmë pa këpucë e çizme pune, dokumentet zbulojnë një mal mangësish në kushtet e punës vetëm pasi tre punëtorë humbën jetën
Një hulumtim i gjatë i Gazeta Infokus nxjerri në pah kushtet e rënda me të ci...
-
Një muaj paraburgim për Endrit Azemin që mashtoi se ishte i sëmurë dhe përfitoi para
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në G...
-
27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë
Më 23 nëntor 1999, pesë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovës, presidenti...
-
Ligji për Specialen, Çitaku: Besoj se sot ekspertët e dorëzojnë draftin e parë, me VV-në na bashkon UÇK-ja
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se brenda javës do...
-
Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nisma e...
-
Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri
Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Spec...
-
Ligji për Specialen, Kurti: Presim që këto ditë ekspertët ta përmbyllin draftin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje që ekspertët...
-
Kujdes çfarë luajnë fëmijët tuaj! GTA VI, përveç dhùnës, përmban edhe nùditet, drògë e striptizëm
Miliona të rinj në mbarë botën janë mbërthyer pas ekranit për të luajtur vide...
-
Statusi i të mbijetuarave të dhunës seks*uale gjatë luftës, Komisioni Qeveritar jep llogari para deputetëve
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, V...
-
Rama dhe Kurti dje në Manastir për Ditën e Alfabetit me agjenda të ndara, dy kryeministrat shmangin njëri-tjetrin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,...
-
Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pritet të caktohet seanca e radhës
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritet të shqyrtohen pi...


































