Sport

Studim nga Daily Mail: Juventus dhe Milan mes më të korruptuarve të Europës [Foto]

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 15 September 2017

Në Portugali ka shpërthyer stuhia. Edhe pse mund të duket diçka që prek dy rivalet e përjetshme në shtetin iberikas, kjo mund të jetë një temë, e cila mund të prekë dhe mund të hapë një debat shumë të ashpër, të shoqëruar edhe me denoncime dhe hetime të mëtejshme.

Gjithçka ka nisur nga imazhet e shpërndara nga televizioni zyrtar i klubit të Benfikës, i cili me anë të një grafike të paraqitur në ditët e fundit, ka stiluar një renditje, e cila përfshin disa prej klubeve më të korruptuara të Europës. Ky klasifikim, të paktën sipas rrjetit në fjalë, është studiuar nga e përditshmja prestigjioze angleze, “Daily Mail” dhe sheh në krye të saj Olimpikun e Marsejës, si klubin më të korruptuar në Europë, duke vijuar më pas me italianët e Juventusit dhe në vend të tretë Porto.

Pikërisht fakti se “Dragonjtë” janë në vendin e tretë, është parë si një gjetje hakmarrëse nga ana e gjigandëve të Portugalisë, një “antireklamë” ndaj tyre, duke parë se Benfika nuk ekziston në renditjen e stiluar në televizionin e tyre. Ajo që bie në sy është gjithashtu edhe prezenca e një skuadre shqiptare, Tomori i Beratit, i vendosur në vendin e tetë, ndërsa pjesë e listës janë gjithashtu edhe disa klube të tjera italiane, si Milani në vendin gjashtë, Fiorentina në të shtatin apo edhe Lacio në të nëntin.

-Advertisement-

Nuk mungojnë as skuadrat turke si Beshiktash e Fenerbahçe, apo edhe grekët e Olimpiakosit. Për momentin, nuk dihet nëse kemi të bëjmë qoftë me një sondazh apo me diçka konkrete të bazuar në ndonjë studim, pasi televizioni i Benfikës është limituar thjesht në faktin për të komentuar renditjen dhe duke u bazuar te të dhëna konkrete dhe një “e mail” i mbërritur nga një prej gazetarëve të së përditshmes “Daily Mail”.

Klubi nga Lisbona mund të përfundojë nën denoncim për këtë që ka shfaqur në televizionin e tij, sepse vështirë se, të paktën drejtuesit e rivalëve të përjetshëm të Portos, kanë për ta lënë me kaq këtë çështje. Madje, ata kanë nisur që tani që të lëvizin, qoftë edhe me akte ligjore, të cilët mund të konfirmohen në ditët në vazhdim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera