Lajme

Studim: Koronavirusi mund të jetë përhapur në SHBA që nga dhjetori i 2019

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 01 December 2020

Sipas një studimi të botuar dje në revistën Sëmundjet Klinike Infektive thuhet se koronavirusi mund të ketë infektuar njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga 13 dhjetori i vitit të kaluar.

Studimi, i cili u krye nga shkencëtarët në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, analizoi dhurimet e gjakut të mbledhura nga Kryqi i Kuq Amerikan nga 13 dhjetor 2019 deri më 17 janar 2020, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova

7 mijë e 389 mostra të mbledhura nga nëntë shtete, u testuan për antitrupa reaktivë SARS-CoV-2 që është edhe emri shkencor për koronavirusin që shkakton COVID-19.

-Advertisement-

Nga mostrat e testuara, të paktën në 106 prej tyre u gjetën të kenë antitrupa për SARS-CoV-2, përfshirë ato të mbledhura nga California, Oregon dhe Washington nga 13 dhjetor deri më 16 dhjetor 2019.

“Infeksionet e SARS-CoV-2 mund të kenë qenë të pranishme në SHBA në dhjetor 2019, më herët sesa të njohura më parë”, shkruajnë autorët.

Kujtojmë se rasti i parë me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u raportua më 21 janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera