Lajme

Studentin e harruan në shpellë për tri ditë, mbijetoi duke lëpirë muret me ujë

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 23 September 2017

Një student universiteti ia doli që të mbijetonte tri ditë i ngujuar në shpellë pa ushqim dhe ujë, pasi u nda nga grupi i tij gjatë një vizite me klasë.

Lukas Cavar, 19, shkoi në një vizitë në shpellë me klasën e tij dhe u harrua prapa duke mbetur i mbyllur në Shpellën Sullivan në Indiana, SHBA.

19 vjeçari u ngujua në shpellë pasi u nda nga grupi, duke mësuar pastaj se dera e hyrjes për në shpellë ishte mbyllur, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Ai bërtiti për tetë orë në përpjekje për t’ia tërhequr vëmendjen dikujt, por askush nuk e dëgjoi.

Celulari i tij mbeti gjithashtu pa valë, raportoi gazeta studentore atje Daily Student.

Vetëm pas tri ditësh prindërit e tij e thirrën universitetin dhe e raportuan atë të zhdukur.

Duke folur për Indiana Daily, studenti tha: “Isha shumë i hutuar dhe shumë i frikësuar. Mu desh kohë që t’i kontrolloja emocionet dhe t’i merrja gjërat shtruar ngadalë, duke bërë plane se si të mbijetoj”.

Disa orë më vonë pasi u raportua i zhdukur, udhëheqësi i një klubi shpellarësh e shpëtoi atë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera