Lajme

Studentët shqiptarë në SHBA krijojnë fondacion për familjet e prekura nga aksidenti në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 24 November 2021

Një fondacion është krijuar për familjet shqiptare të prekura nga aksidenti në Bullgari.

Ky fondacion është ngritur nga disa studentë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo fushatë është organizuar nga studentët Bergite Musaj, Dea Dodi dhe Besart Çopa, të cilët aktualisht studiojnë në Universitetin Georgetoën në Washington DC.

Vetëm në momentet e para pas fillimit të këtij fondacioni janë mbledhur më shumë se 540 dollarë amerikanë dhe shuma po rritet nga momenti në moment.

-Advertisement-

“Ju lutemi dhuroni aq sa mundeni. Çdo donacion bën ndryshim”, bëhet thirrje në këtë fushatë.

Nga aksidenti në Bullgari kanë vdekur 45 persona si rezultat i zjarrit që kaploi autobusin. Shtatë udhëtarë të tjerë kanë arritur të dalin nga autobusi që mori flakë.

Shumica e viktimave kanë qenë shqiptarë me prejardhje nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera