Lajme

Studentët sërish protestojnë për bursat

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 05 November 2019

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, në shenjë pakënaqësie me mos përfshirjen e tyre në konkursin për bursat dhe

që në afatin e nëntorit të mbahet vetëm një provim, do të protestojë sot në ora 11:00 para MASHT-it dhe Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

“Qëllimi i kësaj proteste është që të shprehim pakënaqësitë tona për mos përfshirjen e Fakultetit të Edukimit në konkurs të bursave dhe afati i nëntorit i cili me vendim të Senatit është paraparë që studentët të mbajnë vetëm një provim.

-Advertisement-

Ne si Këshill synimin kryesor e kemi mbrojtjen e të drejtave të studentëve.

Nuk do të lejojmë që të diskriminohen studentët e Fakultetit të Edukimit ku dihet së është një ndër fakultetet më me prioritet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nisja do të bëhet nga ora 10:40 nga Fakulteti i Edukimit ku studentët do të marshojnë drejt MASHT-it dhe Rektoratit të UP-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera