Studentët e UP-së organizojnë marsh kundër Asociacionit
Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 02 February 2023
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se më 15 shkurt të këtij viti, kur ky universitet shënon 53 vjetorin e themelimit, do të organizojë aktivitetin “Marshojmë bashkë kundër asociacionit”.
Në njoftim thuhet se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” përgjatë historikut gjysmë shekullor, përveçse tempull i dijes, ka shërbyer edhe si vend i rezistencës.
“Historia e Universitetit pashmangshëm është e lidhur ngushtë me historinë e vendit tonë. Kujtojmë këtu rolin kyç të pararendësve tanë në protestat e viteve 1968, 1981 e 1997 që kulmuan me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Rreth 24 vite pas përfundimit të luftës së fundit e 15 vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosovës sërish po i cenohet sovraniteti e integriteti territorial i saj”, thuhet në njoftim.
“Ndonëse në rrethana krejtësisht të ndryshme, përsëri është i domosdoshëm mobilizimi e organizimi studentor për të kundërshtuar një të keqe që po provohet të instalohet brenda shtetit tonë. Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë. Kështu sepse Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës”.
Më tej thuhet se “Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë për të cilin ende nuk ka kërkuar falje. E kaluara në vendet e rajonit na ka dëshmuar që asociacioni do të thotë autonomi e cila më pas ka shpier në luftë”.
“Në vend se të flasim lidhur me marrëveshjen e cila parasheh njohjen reciproke të diplomave universitare në mes Kosovës dhe Serbisë, sot flitet vetëm për asociacionin një etnik që cenon stabilitetin dhe paqen e shtetit tonë”.
“Prandaj të mërkurën e 15 shkurtit, përveçse kremtojmë përvjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, MARSHOJMË BASHKË KUNDËR ASOCIACIONIT”.
“Me këtë rast Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht bindjeve politike, që të na bashkohen në marshin kundër asociacionit një etnik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi
Të tjera
-
Ilir Deda: Njerëzit e pavendosur dhe Prishtina, përcaktues në zgjedhjet e 9 shkurtit
Analisti politik Ilir Deda ka hedhur poshtë rezultatet e disa sondazheve të f...
-
Princ Harry mund të humbasë vizën në SHBA? Sot është mbajtur seanca e re gjyqësore
Një luftë e gjatë ligjore për të zbuluar të dhënat e vizave të Princit Harry ...
-
Bedri Hamza në Fushë Kosovë: Besoni në programin tim, besoni në Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndar...
-
Memli Krasniqi: Drenasi – bastioni i pathyeshëm i PDK-së, gati për fitore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas tubimit madhësh...
-
Mërgim Lushtaku: Nga Drenasi i PDK-së, me plot energji e vendosmëri drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është shprehur i ...
-
Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga ...
-
Doktori tregon arsyet pse një fëmijë lind me probleme në zemër
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Arlind B...
-
Tahiri nga Suheraka: Të rinjve u garantojmë program me përkrahje financiare, 137 është adresa e tyre
Kandidati i AAK-së për deputet të Kuvendit, Besnik Tahiri, tha se takimi me t...
-
A është e paligjshme të vozitësh në Zvicër kur je i sëmurë?
Nëse kolliteni, keni dhimbje koke, keni temperaturë ose në përgjithësi nuk nd...
-
Arrestohet babai që rrahu vajzën e tij të mitur dhe të dashurin e saj – Policia jep detaje
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar, M.S. 35 vjeq, i ...
-
Selman Kolgeci i LDK-së: Çdo 25 minuta në vitin 2024 u regjistrua nga një aksident
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Selman Kolgeci, ka th...